Telegrafi

E çuditshme: Mbahet një minutë heshtje për ish-futbollistin e Milanit, por ai është i gjallë (Video)

Kupa Libertadores dhuron gjithmonë një spektakël të veçantë, por këtë radhë ua serviri spektatorëve me një ngjarje shumë të çuditshme.

Në fakt, ajo që ka ndodhur gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Santa Fe dhe Santos duket thuajse absurde.

Para fillimit të ndeshjes, spikeri i stadiumit bëri thirrje që të mbahej një minutë heshtje për Ricardo Oliveiran, ish-sulmuesin e Milanit i cili është pjesë e Santos dhe jo vetëm që është shëndoshë e mirë, por edhe në ato momente gjendej i rreshtuar bashkë me shokët e skuadrës në fushën e lojës.

Lexo po ashtu Ky do të ishte super formacioni i Santosit nëse do t’i mbante yjet (Foto)

“Zonja dhe zotërinj, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në kujtim të Ricardo Oliveira, futbollist i Santos”, ishin fjalët e spikerit.

Lojtarët në fushë nuk e kuptuan këtë gafë, por videoja më pas bëri bujë pasi u shpërnda në rrjetet sociale.

Në të vërtetë, minuta e heshtjes duhej të mbahej për ish-futbollistin e Santos, Kaneko dhe nuk kuptohet se si spikeri në stadiumin e Santa Fe bëri këtë gafë të rëndë.