Vera Ora të gjithë e dinë se është nëna e shqiptares më të suksesshme në botë aktualisht, Rita Ora.
Mirëpo jo të gjithë e dinë se Vera Bajraktari Ora, e ka përfunduar shkollën e mesme në Prishtinë respektivisht në gjimnazin “Miladin Popoviç” tashmë “Eqrem Qabej”.
Ndërsa pas përfundimit të fakultetit ajo kishte shkuar në Londër së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët, në mesin e tyre edhe Rita Ora.
Ndërkohë në disa fotografi që janë publikuar së fundmi një detaj interesant ka rënë në sy.
Vera Bajraktari Ora, ka qenë së bashku në klasë me publicistin Halil Matoshi dhe deputetin Blerim Shala.
Në fotografitë shkollore të vitit 1981, ku shihen nxënësit e asaj gjenerate, Matoshi, Shala dhe Vera Ora, shihen shumë pranë njëri tjetrit në fotografi ndërsa fascinon ngjashmëria që Vera ka me të bijën tashmë Ritën, shkruan Zeri.
Matoshi ka publikuar fotografitë në Facebook duke treguar se së shpejti pritet të festojnë 35 vjetorin e maturës të gjeneratës së 81-shit.
Shikoni fotografitë më poshtë.