Site icon Telegrafi

“E çuditshme”- Bay T dhe Gresa nuk e prisnin që Driloni të zgjedhej i preferuari i publikut

Mbrëmjen e kaluar, gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova, u shpall i preferuari i publikut, siç ndodh përherë në këtë format.

Driloni ishte ai që arriti të fitojë këtë status sipas votave të shikuesve.

Megjithatë, kjo zgjedhje shkaktoi habi mes banorëve të tjerë, të cilët e panë si të pabesueshme, pasi Driloni nuk ishte shumë aktiv në debatet e përditshme të shtëpisë.

Foto: Screenshot/YouTube

Gresa dhe Bay T diskutuan për këtë përzgjedhje, duke shprehur habinë e tyre.

“Është e çuditshme që Driloni doli i preferuari” tha Gresa, ndërsa Bay T u pajtua me të.

Të dyja dukeshin të befasuara, pasi njëkohësisht ai u bë edhe kapiten i javës. /Telegrafi/

Exit mobile version