Site icon Telegrafi

E çmendur pas Angelina Joliet, 29-vjeçarja shpërfytyrohet nga operacionet plastike (Foto)

Shumë vajza të reja kanë idhuj femrat e famshme të Hollywoodit, dhe shpesh frymëzohen për t’u bërë si ato.

Kjo jo gjithmonë rezulton për mirë, dhe në fakt krejt e kundërta ka ndodhur me një vajzë nga Irani, të quajtur Saba Tahar.

Lexo po ashtu Dymbëdhjetë skenat e famshme në filma që nuk u realizuan nga aktorët, por zëvendësuesit e tyre (Foto)

E obsesionuar pas aktores së njohur, Angelina Jolie, Saba ka realizuar një sërë operacionesh plastike, duke u munduar t’i ngjajë sa më shumë në dukje asaj.

Por, operimet estetike të realizuara në fytyrën e saj kanë rezultuar të dështuara, ndërkohë që ndjekësit në rrjetet sociale e kanë cilësuar si “të frikshme” pamjen e saj.

Saba Tabar

Fotografitë e vajzës nga Irani të publikuara në internet kanë bërë xhiro në rrjetet sociale, duke irrituar fansat për këtë kopje kaq të dështuar ndaj aktores së madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version