Anne Hathaway është akuzuar se është treguar e vrazhdë me një gazetare, pasi një video e intervistës së saj filloi të shpërndahej në rrjetet sociale.
Në xhirim shfaqet aktorja amerikane që refuzon të flasë për bisedën që ka pasur me kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour dhe qesh me idenë për të ndarë detaje me gazetaren.
Intervista në fjalë u zhvillua tetorin e kaluar në një eveniment të revistës ELLE Women in Hollywood, pasi Hathaway ishte veshur ngjashëm me personazhin e saj, Andy, në filmin e vitit 2006, “The Devil Wears Prada”.
Kur u pyet nëse ajo dhe Wintour kishin diskutuar ndonjëherë për filmin – në të cilin Meryl Streep luan Miranda Priestly, një personazh i modeluar sipas Wintour – Anna konfirmoi thjesht me: “Po”.
https://twitter.com/ih8mydad/status/1654625105778032642
Megjithatë, në pyetjen e radhës, Hathaway reagoi duke thënë: “Pse t’jua them juve?”, para se të qeshë me zë të lartë.
Me këmbënguljen e gazetares se është fanse dhe dëshiron ta dijë, ajo iu përgjigj: “Po e di, por ti nuk ishe aty”, duke tundur lehtë kokën.
Zëdhënësja tha se ata respektuan vendimin e aktores për të mos zbuluar ndërveprimin e saj dhe Wintour dhe aktorja i falënderoi ata.
Mirëpo, në rrjetet sociale kanë pohuar se aktorja e dashur ishte “pasive-agresive” dhe se shakaja e saj nuk ishte e përshtatshme dhe se dukej sikur tallte gazetaren.
Fansat e aktores e mbrojtën atë, ndërsa të tjerë argumentuan se ajo ishte pasive-agresive në disa raste dhe se statusi i saj si ‘e mira e Hollywoodit’ ishte i pamerituar. /Telegrafi/