Një femër derisa ishte nën mbikëqyrjen e policisë ka arritur që të ikë nga emergjenca ku ishte dërguar për trajtim mjekësorë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:15 në rrugën “Idriz Seferi”, në Gjilan.
Siç thuhet në raport, deri më tani nuk dihet vendndodhja e saj.
“Një e dyshuar derisa ishte nën mbikëqyrje të policisë, ka arrit që të ikë nga emergjenca ku ishte dërguar për trajtim mjekësor, deri më tani nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport. /Telegrafi/