Nëse keni arritur ditëlindjen e dyzet dhe në tortë keni fikur 40 qirinj, është koha më e përshtatshme që t’i bëni tri ndryshime rrënjësore
Si ia kanë arritur që të jenë shtatholla, fytyrë të tendosur dhe të shkëlqyer, lëvizjet energjike?
Mirëpo kur femra kalon të dyzetat, metabolizmi ngadalësohet, më nuk është ashtu e lehtë të mbajë peshën ideale dhe të fle vetëm dy orë gjatë natës, transmeton Telegrafi.
Shenjat e vërteta të gjithë kësaj fillojnë të shihen dhe është çasti i duhur që të bëni tri ndryshime rrënjësore.
Filloni me ushqimin – Ushqimi ndikon në çdo segment të jetës suaj, nga linja, shëndeti deri te dukja e lëkurës.
Për këtë nevojitet që racionet t’i pasuroni me proteina (10 – 35% në ditë të kalorive) nëse dëshironi që akoma të keni kujtesë të mirë.
Pastaj, ju janë të domosdoshme vitamina D (400 – 1000 IU) dhe kalcium (1000 mg në ditë) në mënyrë që të ruani shëndetin e eshtrave, si edhe fibra (21 deri 38 gramë në ditë), për metabolizëm të mirë.
Kur është fjala për lëkurë të bukur, kushti i parë dhe themelor është që të flini mjaftueshëm. Në atë mënyrë do t’i shmangni gropat dhe rrathët e këqij përreth syve, ngjyrën e hirtë dhe fytyrën e zbehur.
Është me rëndësi që lëkurën tuaj ta pastroni çdo ditë dhe ta kuroni me produkte të cilat i përshtaten lëkurës suaj.
Aktiviteti fizik është i pashmangshëm – pos që do të rinojë organizmin tuaj, ushtrimet ju garantojnë linjë të bukur, në cilën do decenie të jetës që të jeni! /Telegrafi/