Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Orinda Huta këtë vit ka qenë një emër mjaft i lakuar në media.
Bujë të madhe bëri martesa e saj me moderatorin Turjan Hyska në korrik të këtij viti, e cila u cilësua si një nga dasmat më të mëdha në Shqipëri.
Tashmë ajo po vazhdon suksesshëm rrugëtimin e saj si prezantuese dhe producente e emisionit “Fustani i ëndrrave”, që transmetohet në Living dhe Vizion Plus.
Orinda është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, bukuroshja Huta ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet mjaft e thjeshtë dhe e bukur, veshur me një këmishë transparente dhe me një model flokësh të thjeshtë.
Transparenca e këmishës, bëri që Orinda të vë në pah paksa edhe dekoltenë e saj.
E bukur, e thjeshtë, por edhe provokuese, Orinda bëri që me këtë fotografi të arrijë të marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/