Një lajm sensacional vjen nga Spanja për Elseid Hysajn.
Barcelona po kërkon pasuesin e Dani Alvesit dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare shihet si opsioni më i mirë.
Gazeta sportive “El mundo Deportivo” shkruan se Hysaj është në fokusin e gjigantëve spanjollë dhe në verë mund të vijë oferta për të.
Më parë për 22-vjeçarin kanë shfaqur interes edhe klube të tjera të mëdha si Atletico Madrid dhe Bayern Munich.
Shkodrani ka bërë një paraqitje të shkëlqyer këtë sezon me Napolin duke rritur frikshëm kuotat e tij në tregun e transferimeve. /Telegrafi/