Site icon Telegrafi

E bleu 80 milionë euro, Arsenali tani e largon në huazim Nicolas Pepen

Nicolas Pepe do të largohet nga Arsenali pas tri viteve qëndrim në Londër.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ishte blerë 80 milionë euro nga Lille në verën e vitit 2019, por nuk ka arritur asnjëherë të bind drejtuesit e klubit anglez.

27-vjeçari ka zhvilluar 112 ndeshje zyrtare me Arsenalin duke shënuar 27 gola e duke asistuar në 21 të tjerë.

Megjithatë trajneri Mikel Arteta nuk llogarit në shërbimet e tij dhe ka vendosur ta largojë këtë verë.

Pepe do të rikthehet në Francë, pasi karrierën do ta vazhdoj te OGC Nice si huazim një vjeçar.

Do të jetë një huazim i thjeshtë e pas një viti dy skuadrat do të diskutojnë për blerjen përfundimtare të Nices për Pepen. /Telegrafi/

Exit mobile version