Telegrafi

“E bëra me miliona, duhet të jetë mirënjohës” – Tyson Fury tenton ta vjedh shfaqjen duke treguar se fitoi Francis Ngannou nga lufta e tyre

Tyson Fury ka zbuluar të ardhurat që Francis Ngannou ka marrë nga përballja e tyre e mëparshme, duke e kritikuar pastaj dhe duke e quajtur kamerunasi “mosmirënjohës”.

Kampioni i UFC kaloi nga tetëkëndëshi në ring për meçin e madhe të peshave të rënda në tetor, ku ai rrëzoi Furyn, por në fund humbi me vendim të gjyqtarëve.

Pavarësisht përballjes së radhës me Anthony Joshua, tensionet mes Ngannou dhe Fury mbeten të larta.

Dyshja shkëmbyen fjalë të nxehta gjatë një konference për shtyp para ndeshjes, me Ngannou që shprehu dëshirën për një revansh me Furyn sipas rregullave të boksit, duke kërkuar që t’ia marr edhe rripin e kampionit.

Fury iu përgjigj me provokim të mëtejshëm, duke intensifikuar rivalitetin dhe duke treguar se sa ka fituar nga meçi me të.

“Gjatë gjithë karrierës së tij në UFC, ai fitoi rreth 1 milion dollarë. Unë e bëra atë me para – mori rreth 6 milion dollarë ose 7 milion dollarë”.

 


“Kështu që ai duhet të jetë vërtet mirënjohës. Ai ka shumë për të thënë në kamera pasi unë i kam dhënë atij pagën e tij më të madhe”.

“Unë nuk e di, ai është një njeri mosmirënjohës”, ka thënë Fury. /Telegrafi/