Arbër Zeneli ka filluar dalëngadalë të rikthehet në formën e tij më të mirë.
Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar në humbjen e Reimsit 2-1 ndaj Brestit në kuadër të javës së 14të në Ligue 1.
Zeneli fillimisht u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të në vend të Kutesas, e që më pas pasoi edhe shkëlqimi i tij.
Lojtari shqiptar arriti që në minutën e 65-të të realizonte gol nga rivënia e këndit, duke barazuar shifrat në 1-1.
Mirëpo, Brest e shënoi golin e epërsisë në minutën e 77-të, duke fituar në fund tri pikë.
Zeneli deri më tani në këtë edicion ka shënuar dhe ka asistuar nga një herë. /Telegrafi/
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1338144712721633280