Site icon Telegrafi

E bëjnë sërish, dhjetëra truproja të Kim Jong-Un vrapojnë pas limuzinës së tij në Vietnam (Video)

Dhjetëra truproja që kujdesen për sigurinë e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, janë parë sërish duke vrapuar pas limuzinës së tij gjatë të martës, me të mbërritur në Vietnam për samitin ku pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump.

Kim Jong-Un kishte udhëtuar me tren nga Pyongyang, dhe ishte mirëpritur me lule me të mbërritur në stacionin e trenit Dong Dang në vijën kufitare me Kinën, transmeton Telegrafi.

Tepihu i kuq ishte shtrirë për liderin e Koresë së Veriut, kurse pasi u përshëndet me zyrtarët vietnamez u fut në limuzinë për të vazhduar rrugëtimin për në Hanoi, ku dhjetëra truporja kishin rrethuar limuzinën e tij të markës Mercedes pas të cilës vraponin.

Lexo po ashtu Zyrtari i Koresë së Veriut, fillon të vrapojë kur e kupton se kishte ngecur disa metra pas Kim Jong-Un (Foto/Video)

Ky veprim i tyre është kritikuar mjaft dhe është bërë kryelajm i mediave botërore, për faktin se derisa vetura lëvizte, dhjetëra truproja të veshur me kostume të zeza vraponin pas saj edhe pse ajo është e blinduar. Megjithatë ata për asnjë moment nuk pranojnë të ndahen nga ajo derisa të zbret lideri i tyre.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Trump dhe Kimit, pas takimit të parë të zhvilluar në Singapor tetë muaj më parë, ku pritet të diskutojnë për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Lexo po ashtu Kim Jong-Un arrin në Vietnam, masa të rrepta të sigurisë përcjellin eskortën e liderit të Koresë së Veriut (Foto/Video)

Philip Yun, drejtor ekzekutiv në Ploghshare Fund ka deklaruar për Euronews, se dy liderët pritet të diskutojnë për gjëra më konkrete sa i përket denuklearizimin e Koresë së Veriut. /Telegrafi/

Exit mobile version