Site icon Telegrafi

“E bëj për kamerat, për egon time” – Guardila përgjigjet me ironi kur pyetet për rastin me Grealish

Pep Guardiola është i njohur për seancat e tij stërvitore, por ai nuk ndalet as pas ndeshjes, madje edhe para kamerave, kur ka një koment për ndonjë lojtar.

Reagimi i lojtarëve është i ndryshëm në këso raste – siç ishte rasti me Jack Grealish pas derbit të fundit kundër Arsenalit.

Shumë ekspertë e etiketojnë këtë veçori si egoiste dhe trajneri i Man City më në fund ka ndarë mendimet e tij për këtë çështje.

“E bëj për kamerat. Për egon time, unë jam personi më i famshëm i ekipit”, ka thënë Guardiola me sarkazëm.

“Më duhen kamerat për të fjetur me kënaqësi të jashtëzakonshme. Kjo është arsyeja pse, gjithmonë përpiqem të kritikoj lojtarin aty dhe t’i lë të ndiejnë sa keq janë”, vazhdoi Guardiola me ironi gazetarëve.

Lexo po ashtu Guardiola i shpjegon me ashpërsi pas ndeshjes Grealishit se ku gaboi

Në të njëjtën mënyrë, Pep kishte bisedime edhe me Jeremy Dokun, ku momentet pas ndeshjes u bën virale. /Telegrafi/

Exit mobile version