Telegrafi

“E bardhë si shpirtin”, Kida sërish me ndryshime në dukje

Kida Foto: Instagram/kida

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, është ndër më të dashurat për audiencën e gjerë.

Një gjë e tillë ka ngjarë për shkak të projekteve unike të saj, përfshirë edhe aktivitetit të saj në rrjete sociale.

Bukuroshja kohëve të fundit është parë duke bërë ndryshime në dukje, të cilat u pëlqyen nga fansat.

Në një postim të fundit në Instagram, Kida është shfaqur me flokë të gjata e të bardha, duke marrë kështu vëmendjen e 1.7 milionë ndjekësve.

“E bardhë si shpirtin”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Me të njëjtën ngjyrë ajo u pa edhe me bluzën, ndërsa makijazh kishte shkuar me disa nuanca më të hapura për t’ia përshtatur dukjes.

Vlen të përmendet se “Drunk” mbetet hiti saj i fundit, që është pritur mirë nga adhuruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/