Telegrafi

E arrestuan nën dyshimin se kërcënoi Dalibor Jevtiqin, 30 ditë paraburgim për të riun nga Shtërpca

Më datën 04.09.2022 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një denoncim nga kryetari i Shtërpcës  Dalibor Jevtiq së bashku me vajzën e tij M.J të cilët kanë deklaruar se në vazhdimësi i dyshuari Danijel Vasiljeviq përmes rrjeteve sociale i ka ngacmuar viktimat duke i postuar fotot e tyre në rrjete sociale.

Me këtë rast Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit D.V. Ai dyshohet se ka kryer vepër penale  duke ngacmuar kryetarin e komunës, Dalibor Jevtiq dhe vajzën e tij përmes rrjeteve sociale.

Babai i të riut, Goran Vasiljeviq, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se djalin e ka marr policia pa bërë asgjë.

Ai tha se krejt kjo po bëhet pasi familja e tij nuk i takon Listës Serbe.

Lexo po ashtu Arrestimi i Vasiljeviqit nga Shtërpca, Policia jep detaje

Ai tha se çdo gjë u bë me një shpejtësi të madhe.

“Djalin e ka marr policia pa bërë asgjë, është lajmëruar nga kryetari i komunës kinse djali e ka ngacmu, por fare nuk kishte ngacmim përmes Facebook-ut”.

Lexo po ashtu E arrestuan nën dyshimin se kërcënoi Dalibor Jevtiqin, flet babai i të riut nga Shtërpca

“Mirëpo, ky është një problem politik, pasi familja ime nuk i takon Listës Serbe… Me shpejtësi të madhe ia kanë bo prokuroria edhe kërkesën për paraburgim”, ka thënë ai./Telegrafi/