Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, në fund të muajit nëntor publikoi këngën e re “Who Am I”.
Projekti u mirëprit nga publiku dhe tashmë ka mbledhur mijëra klikime në platformën YouTube.
Së fundmi u bë e ditur se se kjo këngë e saj u zgjodh si kolonë zanore e filmit “River”, i cili pritet të lansohet në vitin 2021.
Filmi duket të jetë realizuar nga Emily Skye, sipas një postimi të ndarë nga Ramosaj në InstaStory.
Në anën tjetër, tekstin dhe producimin e “Who Am I” e ka bërë Rona Castrioti.
Argjentina vazhdon të jetë ndër artistet favorite të publikut falë vokalit të veçantë të saj. /Telegrafi/