Florian Thauvin duket se karrierën do ta vazhdoj në kampionatin italian Serie A.
Sulmuesi francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Olympique Marseille dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.
Marseille nga ana tjetër po synon që ta shes lojtarin në janar që të fitojë sado pak nga largimi i tij.
E ardhmja e sulmuesit francez duket se do të jetë në kampionatin elitar italian Serie A.
Pesë është numri i skuadrave që janë në garë për shërbimet e tij dhe që janë të gatshme të shpenzojnë në janar deri në gjashtë milionë euro për ta marrë atë.
Calciomercato ka raportuar se Roma, Milan, Napoli, Lazio dhe Atalanta kanë shprehur interesim për lojtarin.
Të gjitha këto skuadra kanë biseduar me agjentin e lojtarit dhe i kanë bërë të qartë kushtet që janë në gjendje t’ia ofrojnë.
Por gjithnjë sipas medieve italiane, favorit për transferimin e Thauvin mbetet Milan që e kërkon lojtarin prej dy vitesh. /Telegrafi/