Patrik Schick po kalon muajt e tij të fundit si futbollist i Romës.
Sulmuesi çek iu bashkua klubit italian dy vite më parë nga Sampdoria, por pa mundur të tregojë aftësitë e tij.
Roma për transferimin çekut kishte paguar 42 milionë euro, para që nuk mund t’i nxjerrë nga shitja e tij.
Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Hoffenheim janë tri skuadrat gjermane që kanë shprehur interesim për shtatlartin e Romës.
Sipas asaj që ka raportuar Bild, tri klubet gjermane janë shumë të interesuara për transferimin e Schickut gjatë afatit kalimtar të verës.
Roma është gati ta lë të lirë të largohet sulmuesi i tyre nëse vije një ofertë mbi 25 milionë euro.
23-vjeçari ka zhvilluar 55 ndeshje në të gjitha garat me Romën duke shënuar vetëm tetë gola dhe duke dhuruar tre asistime. /Telegrafi/