Telegrafi

E ardhmja e Ruiz në Angli, katër klube e duan transferimin e spanjollit

Fabian Ruiz duket se do të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori spanjoll është ndër lojtarët kryesorë të Napolit në vitet e fundit dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Por kontrata e lojtarit me Napolin skadon në verën e vitit 2023 dhe ai nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Kësisoj klubi italian po mendon ta shes këtë verë yllin spanjoll për mos të rrezikuar t’iu ikë vitin tjetër pa fituar asgjë.

E ardhmja e Ruiz është në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, ku katër skuadra janë të gatshme ta transferojnë këtë verë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Manchester United, Manchester City, Arsenal dhe Newcastle United janë katër skuadrat që e duan transferimin e spanjollit.

Napoli është gati ta shes, por synon që nga largimi i Ruiz të fitojë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/