Telegrafi

E ardhmja e pasigurt e Rodrygos te Reali, alarmohen skuadrat e mëdha angleze

Kylian Mbappe pritet t’i bashkohet Real Madridit në verën e vitit 2024 si lojtar i lirë, por ardhja e Mbappes duket se do ta largojë një emër të madh nga Santiago Bernabeu.

Duket se për francezin do të sakrifikohet sulmuesi brazilian Rodrygo i cili mund t’i sjell të ardhura të mëdha klubit madrilen.

Reprezentuesi brazilian ka pesë vite në Santiago Bernabeu derisa ka një vlerë të madhe dhe pritet të nxirret në shitje nga Los Blancos.

Kjo ka bërë që skuadrat angleze të alarmohen pasi braziliani shihet si një përforcim i madh në repartin ofensivë.

Chelsea, Manchester United dhe Liverpool kanë shprehur interesim për transferimin e brazilianit, megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë.

Reali e vlerëson yllin e tyre 150 milionë euro dhe në garë mund të përfshihen edhe dy klube të fuqishme financiarisht si Newcastle United dhe PSG.

23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat derisa ka shënuar 13 gola e ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/