Telegrafi

E ardhmja e Nainggolan vendoset kur t’i përfundojë huazimi te Cagliari

Radja Nainggolan (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

E ardhmja e Radja Nainggolan nuk është vendosur akoma. Kështu ka lënë të kuptohet drejtori i Interit, Giuseppe Marotta.

Mesfushori belg është i huazuar te Cagliari, mirëpo klubi nga Sardinia nuk mund ta blejë kartonin e tij, ashtu që në fund të sezonit pritet kthimi te Nerazzurrët.

Drejtori i zikaltërve ka folur rreth të ardhmes së 32-vjeçarit duke thënë se e ardhmja e tij do të vendoset pasi t’i përfundojë huazimi.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Objektivi i këtij klubi dhe stafit trajnues është që të shfrytëzojë maksimalisht asetet që i kemi në dispozicion, ndërsa Nainggolan është një aset i rëndësishëm”.

Lexo po ashtu Interi i gatshëm ta kthejë Nainggolanin

“Kur të përfundojë huazimi i tij te Cagliari, ai do të kthehet te ne dhe së bashku do të gjejmë të ardhmen më të mirë për të gjithë të përfshirët”, është shprehur Marotta për Sky Sport Italia. /Telegrafi/