Site icon Telegrafi

E ardhmja e Nainggolan në duart e Interit

(Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini, shpreson të zhvillojë bisedime me Interin në shtator lidhur me Radja Nainggolan.

Futbollisti belg, i cili është i huazuar nga Nerazzurrët, ka qenë pjesëtar shumë i rëndësishëm në skuadrën e Rossoblu, prandaj kreu i klubit shpreson ta mbajë më gjatë në Sardinia.

“Në radhë të parë, lojtari duhet ta dëshirojë qëndrimin, ne nuk kemi biseduar akoma me të. Pastaj gjithçka është në duart e Interit”.

(Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

“Ai do të kthehet në Appiano Gentile, nëse Conte dëshiron ta mbajë, ai do të qëndrojë te Nerazzurrët”.

“Përndryshe, njësoj si në vitin e kaluar, do të flasim sërish. Me gjasë në shtator”, u ka thënë Giulini gazetarëve në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Exit mobile version