Telegrafi

E ardhmja e Morata është ende në ajër – Juventusi ka dy mundësi që ta mbajë

E ardhmja e Alvaro Moratas mund të kthehet në një nga ato telenovelat e gjata gjatë afatit kalimtar të verës.

28-vjeçari është i huazuar në Juventus këtë sezon nga Atletico Madridi, me Zonjën e Vjetër që ka dy opsione.

Ata mund të zgjasim huazimin e Moratas edhe për një vit në shumën për 10 milionë euro, ose ta blejë për 45 milionë euro.

Secili veprim do të dukej logjik për momentin, duke pasur parasysh formën e sulmuesit në Torino këtë sezon – ai ka 16 gola dhe 12 asistime në emrin e tij – por ka fjalë se Juve mund të vendosin të mos e mbajnë Moratan.

Arsyet janë ndikimi negativ financiar i pandemisë së coronavirusit dhe fakti që djelmoshat e Andrea Pirlo kanë zhvilluar një kampionat prej më të dobëtve që mbahet mend së fundmi.

Juventusi nuk i ka treguar askujt se çfarë synimesh ka, pavarësisht se Atletico Madrid është i etur për të zgjidhur të ardhmen e Moratas.

Morata duket se nuk ka gjasa të kthehet në kryeqytetin spanjoll duke pasur parasysh mënyrën se si përfundoi aventura e tij nën drejtimin e Diego Simeones.

Paraqitja e tij e fundit për Los Rojiblancos erdhi në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar kundër RB Leipzig.

Morata kishte një përplasje me Simeonen, pasi më shumë preferonte Diego Costas, i cili po ashtu u largua nga “Wanda Metropolitano”.

Fjalët e tij që atëherë kur u largua nuk ndihmojnë për një rikthim,  “Ka raste kur mendimi juaj nuk ka rëndësi në futboll. Është e rëndësishme të jesh në një vend ku të kërkojnë dhe vlerësojnë”, deklaroi ai. /Telegrafi/