Telegrafi

E ardhmja e Dybalas te Juventusi në dyshim, pritet takim mes palëve – por marrëveshja duket larg

Agjenti i Paulo Dybala, Jorge Antun, mund të takohet me Juventusin të hënën, por sipas La Gazzetta dello Sport, e ardhmja e argjentinasit në Torino është në dyshim.

Kontrata e Dybala me klubin nga “Allianz Stadium” skadon në fund të sezonit dhe të dy palët do të takohen të hënën për të rifilluar negociatat.

Dybala dhe Juventus kishin shtrënguar duart për një marrëveshje 10 milionë euro në vit duke përfshirë bonuset, por oferta nuk është më në tryezë dhe sipas La Gazzetta dello Sport, gjigantët e Serisë A do t’i ofrojnë sulmuesit të tyre 7 milionë euro pagë, aq sa merr aktualisht.

Kishte qenë Maurizio Arrivabene që konfirmoi në një intervistë për Il Corriere dello Sport, se Juventus dhe Dybala kishin arritur një marrëveshje në fund të vitit 2021.

Sulmuesi pret një pagë më të lartë, gjë që mund ta gjejë në disa klube, pasi që ai është lojtar i lirë në verë.

Juventusi në anën tjetër nuk është i shqetësuar për humbjen e sulmuesit të tyre si lojtar i lirë në korrik.

Dybala ka qenë i lidhur me Interin , Tottenhamin dhe Barcelonën, por nuk ka pasur oferta konkrete.

La Joya iu bashkua Juventusit për 40 milionë eurosh nga Palermo në vitin 2015. /Telegrafi/