Ish-portieri i Interit, Julio Cesar, i dha lamtumirën Benfica disa javë më parë, por ai nuk ka ndërmend të mbyll historinë e tij me futbollin aktiv.
Siç është raportuar nga GazzaMercato, braziliani ka marrë oferta nga Kina, por edhe mund të kthehet në Brazil te Flamengo.
Por, edhe Italia mbetet një mundësi për 38-vjeçarin dhe në janar priten ofertat e para.
Në Serie A portieri përveç Interit ishte edhe pjesë edhe e Chievos, pastaj kaloi në Ligën Premier te QPR dhe pastaj në MLS te Toronto.
Ai te zikaltrit kaloi për vetëm 2.45 milionë euro, për t’u bërë më vonë një nga më të mirët në kohën e tij.
Me klubin nga Milano fitoi Ligën e Kampionëve, pesë Serie A, tri Kupa të Italisë dhe Superkupa. /Telegrafi/