Telegrafi

E ardhmja e Can do të vendoset brenda 10 ditëve, në Angli, Itali apo Gjermani

Emre Can pritet të vendos së shpejti të ardhmen e tij.

Mesfushori gjerman është në përfundim të kontratës me skuadrën e tij Liverpool dhe mund të largohet në verë si futbollist i lirë.

Por sipas asaj që ka raportuar Gazzetta Dello Sport, e ardhmja e gjermanit do të vendoset brenda 10 ditëve.

Për Canin kanë mbetur tanimë vetëm tri opsione, të vazhdoj me Liverpoolin, të transferohet në Itali te Juventusi apo të rikthehet te Bayerni në Bundesliga.

Juventusi mbetet favorit pasi është në ndjekje të lojtarit që një kohë të gjatë, por nuk përjashtohet mundësia që Can të mbetet edhe më tej pjesë e Liverpoolit.

Emre Can (Getty Images)

Jurgen Klopp ditë më parë deklaroi se janë në negociata me lojtarin për vazhdimin e kontratës.

Can mund të rikthehet përsëri në skuadrën e tij të fëmijërisë Bayern Munich.

Gjiganti gjerman po synon ta mbushë ekipin me reprezentues të Gjermanisë dhe Can shihet si ndër kryesorët.

Turko-gjermani pritet të jetë zëvendësuesi i Arturo Vidal, pasi kiliani mund të largohet në verë. /Telegrafi/