Site icon Telegrafi

E ardhmja e Brojës vazhdon të jetë e paqartë, dy klubet angleze duan ta transferojnë në janar

Armando Broja vazhdon ta ketë të ardhmen ende të paqartë, nëse do të largohet apo do të qëndroj te skuadra e tij aktuale Chelsea.

Sulmuesi shqiptar javë më parë vazhdoi kontratën me londinezët, por e ardhmja e tij është në pikëpyetje për faktin se ka shumë kërkues për të dhe nuk po ka hapësira të shumta.

Broja në Angli ka shumë skuadra që e duan atë, ndërsa kërkohet edhe nga Sevilla, Atletico Madrid dhe Milan.

Mediat në Ishull kanë raportuar se së fundmi dy skuadrat favorite për transferimin e shqiptarit janë Newcastle United dhe Everton.

Ekipet e drejtuara nga Eddie Howe dhe Frank Lampard janë gati që ta transferojnë shqiptarin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Edhe pse kanë besim të madh në Brojën, Chelsea është gati ta shes shqiptarin nëse vije një ofertë e duhur në klub.

Londinezët synojnë të fitojnë rreth 35 milionë euro nga shitja e mundshme e shqiptarit, derisa nuk përjashtohet mundësia që ata ta përdorin Brojën si aset për përfshirë në ofertën drejt Milanit për Rafael Leaon. /Telegrafi/

Exit mobile version