Rikthehen dilemat për të ardhmen e Etrit Berishës. Me paraqitjet e dhuruara së fundmi nga portieri i përfaqësueses shqiptare në Serinë A, të gjithë ishin thuajse të bindur se e ardhmja e tij te Atalanta ishte e siguruar.
Por në mediat italiane ka pasur sot qëndrime të ndryshme rreth fatit të futbollistit.
Sipas “Corriere Dello Sport”, presidenti i skuadrës së qytetit të Bergamos, Perkasi, nuk ka ndër mend që të paguajë 6,5 milionë euro për të blerë kartonin e portierit.
Ndaj kjo gazetë insiston se ai do të kthehet përsëri te Lazio, pasi klubi zi kaltër ka vendosur të mbajë të riun Golini.
Por paralelisht, portalet pranë klubit të Lacios, raportojnë se ka një akord mes klubeve për transferimin përfundimtar të portierit në Bergamo.
Sipas tyre, kartoni i Berishës do të paguhet pesë milionë euro nga Atalanta dhe marrëveshja do të finalizohet pak ditë pas mbylljes së sezonit.
Për momentin, situata duket shumë e ngatërruar. Por drejtori sportiv i Atalantës, Giovani Sartori, deklaroi pak ditë më parë se gjithçka që kishte lidhje me fatin e portierit do të vendosej përfundimisht vetëm pasi të mësohej rrugëtimi i Atalantës, nëse do të luante në Evropë në sezonin e ardhshëm apo jo.