Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj po i kalon ditët e karantinës në Tiranë.
Ajo është kthyer nga Los Angelesi muaj më parë dhe ka mbetur në kryeqytetin shqiptar, teksa ka shfrytëzuar rastin gjatë këtyre ditëve që të jetë më aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi, bukuroshja nga Deçani publikoi disa imazhe mjaft atraktive, ku shihej me robdeshmbër, teksa vinte në pah gjoksin e saj.
Mes shumë komplimenteve, ajo mori edhe një mesazh të çuditshëm nga një ndjekës/e, që i shkruante mesazh duke e pyetur nëse kishte bërë gjoksin.
Dhe duke ironizuar me pyetjen, Anxhelina e shpërndau me fansat në InstaStory këtë mesazh, duke shkruar me ironi se si mund të realizonte diçka të tillë në këto kushte karantine.
“Po si e gjete? Këto ditët e karantinimit më erdhi kirurgu në shtëpi”, shkroi Hadërgjonaj në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta ka paralajmëruar se pas përfundimit të pandemisë globale ka ndër mend t’i rikthehet muzikës me disa projekte të reja muzikore. /Telegrafi/