Telegrafi

E akuzoi se la boksierin për Bardhin, Sara i përgjigjet Stresit

Arkimed Lushaj, Stresi ka bërë një reagim në lidhje me veprimet e Sarës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, para përjashtimit të saj mbrëmjen e djeshme.

Ai u shpreh ashpër pasi tha që modelja ka lënë jashtë një lidhje dhe se me besim e kishte lejuar të hynte brenda, ndërkohë që ka krijuar një raport të ri me Bardhin.

Sara Gjordeni, e ftuar në “Shqipëria Live”, ka reaguar për këtë deklaratë, të cilën e quan të turpshme, pasi tregon se e ka mbështetur në rrugëtimin e tij në Big Brother dhe për hir të miqësisë së përbashkët nuk duhet të kishte reaguar, transmeton Top channel.

Lexo po ashtu “La boksierin për reperin” - Sara Gjordeni lë pezull një lidhje jashtë?

“Arkimedi, jo stresi, sepse ne njihemi nga njerëz të përbashkët, që ai ka shumë respekt. Nuk e kam kuptuar guximin e Arkimedit për këtë fjalë. Së dyti më ka një borxh sepse nuk më ka njohur në marrëdhënie me Jurgenin, unë e kam mbështetur në Big edhe e kam votuar. Votat për të janë në telefonin tim. Duhet t’i vijë turp për atë deklaratë. Do të kem një bisedë për të sepse është e pavend. Ai e di shumë mirë që ka impakt dhe ka gjetur guximin që të më akuzojë që kam dashur të marr famë. Ai e di shumë mirë për projektet që më ka ofruar dhe i kam refuzuar, Arkimedi për hir të miqësisë sime ndaj tij dhe ndaj njerëzve të tij të përbashkët, nuk duhet të më kishte goditur”, u shpreh Sara.

Ish-konkurrentja u eliminua nga BBV, pasi shtyu Françeskën në banjo, pas një debati që përfundoi me ofendime të rënda. /Telegrafi/

Videon mund ta shihni këtu