Telegrafi

E akuzoi se e ndau prej gruas, Amir Khan sot i kërkon falje publike Anthony Joshuas (Foto)

Ish-kampioni i boksit për pesha të lehta, Amir Khan ka bërë ditur javën e kaluar se është shkurorëzuar prej bashkëshortes Faryal Makhdoom.

Ai për këtë ndarje me javë të tëra ka akuzuar kampionin e boksit për pesha të rënda Anthony Joshua.

Ky i fundit, sipas Khanit ka qenë kumbara i ndarjes së çiftit pas katër vjet martese duke publikuar edhe disa mesazhe në Twitter.

Lexo po ashtu Anthony Joshua po akuzohet se ka ndarë ish-kampionin botëror në boks me gruan (Foto)

Megjithëse, Joshua e mohonte një gjë të tillë, 30-vjeçari nuk u bindte deri në ditën e sotme, kur edhe publikisht i kërkoi falje Joshuas.

Në fakt, kjo ka ndodhur pasi që ish-bashkëshortja ka dëshmuar se mesazhet që i posedonte Khan ishin të rrejshme dhe se nuk ka asgjë të vërtetë.

Joshua si një kampion i vërtetë ka pranuar kërkim faljen e Khanit dhe me këtë rast e ka ftuar për një kafe. /Telegrafi/