Ish-kampioni i boksit për pesha të lehta, Amir Khan ka bërë ditur javën e kaluar se është shkurorëzuar prej bashkëshortes Faryal Makhdoom.
Ai për këtë ndarje me javë të tëra ka akuzuar kampionin e boksit për pesha të rënda Anthony Joshua.
Ky i fundit, sipas Khanit ka qenë kumbara i ndarjes së çiftit pas katër vjet martese duke publikuar edhe disa mesazhe në Twitter.
Megjithëse, Joshua e mohonte një gjë të tillë, 30-vjeçari nuk u bindte deri në ditën e sotme, kur edhe publikisht i kërkoi falje Joshuas.
Në fakt, kjo ka ndodhur pasi që ish-bashkëshortja ka dëshmuar se mesazhet që i posedonte Khan ishin të rrejshme dhe se nuk ka asgjë të vërtetë.
https://twitter.com/FaryalxMakhdoom/status/895806831460843520
Joshua si një kampion i vërtetë ka pranuar kërkim faljen e Khanit dhe me këtë rast e ka ftuar për një kafe. /Telegrafi/