Marrëdhënia e Mauro Icardit dhe Wanda Naras duket se ka marrë një kthesë të papritur pasi sulmuesi i Paris Saint-Germain theu heshtjen në rrjete sociale.
Wanda, e cila është gjithashtu agjente e Icardit, bëri një postim gjatë fundjavës duke e akuzuar publikisht yllin argjentinas (28-vjeçar).
Prezantuesja dhe modelja argjentinase po ashtu hoqi nga lista e ndjekësve futbollistin e madje e akuzoi edhe për tradhti në një postim të publikuar në InstaStory.
I njëjti humbi edhe stërvitjen e PSG-së të dielën për ‘arsye familjare’ mes thashethemeve për një ndarje me gruan e tij.
Sidoqoftë, ish-kapiteni dhe sulmuesi i Interit duket se ka hedhur poshtë spekulimet rreth marrëdhënies me Wanda.
Icardi ndau një fotografi duke përqafuar bionden dhe hodhi një tjetër të çiftit në profil.
Ylli i PSG-së i uroi Naras një ‘Ditë të Gëzuar të Nënës’, e cila po festohej në Argjentinë të dielën.
Megjithatë, është e paqartë akoma nëse dyshja janë pajtuar apo nëse marrëdhënia e tyre është në përmirësim.
Mauro në anën tjetër u akuzua për një lidhje me modelen dhe aktoren, China Suarez.
Sulmuesi vite më parë u përfshi në një trekëndësh të trazuar dashurie me Wanda dhe Maxi Lopez, që njëherësh ishte shoku i skuadrës së Icardi në Sampdoria. /Telegrafi/