Interi thuhet se ka pranuar një falje nga Romelu Lukaku pasi ai bëri komente se klubi nuk bëri sa duhet për të mbrojtur lojtarët nga coronavirusi Covid-19.
Lukaku zbuloi dje (e martë) në mediat sociale se “23 nga 25 lojtarët e Interit ishin të sëmurë me kollë dhe ethe” në muajin janar, por nuk u testuan për coronavirus.
Kjo ishte përkundër që Milano ishte njëri nga qytetet italiane më goditur nga sëmundja ngjitëse.
Tani, gazeta La Repubblica pretendon se sulmuesi i kërkoi falje klubit Nerazzurr menjëherë pas intervistës së tij me gruan e Dries Mertens, Kat Kerkhofs.
Megjithë paraqitjen e tij dhe thyerjen e kodit etik të Interit, Lukaku thuhet se do të falet dhe nuk do të gjobitet.
Ndryshe, sulmuesi belg ka qenë vendimtar në sezonin e tij të parë me Interin duke shënuar 23 gola në 35 paraqitje deri në pezullimin e sezonit. /Telegrafi/