Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, ka deklaruar se për skuadrën e Romës ende është vetëm fillimi në Ligën e Kampionëve.
Goli i boshnjakut në Camp Nou në humbjen 4-1 mbajti gjallë shpresat për Giallorosët dhe u tregua pivotal në ndeshjen kthyese ku Roma me një performancë të shkëlqyer arriti të kualifikohet me një fitore 3-0.
“Tash mund të luaj edhe unë në një gjysmëfinale. Nuk ishte lethë, por kam qëndruar këtu tejet i kënaqur me klubin. Mendoj se klubi është i kënaqur po ashtu”.
“Të mso flasim për paratë që refuozva nga Chelsea. Paraja nuk çon peshë”.
“Kjo ishte më e mira, por edhe më shumë do të vijë në të ardhmen. Kjo u dëshmua se ne mund të luajmë ndaj të gjithëve. Ne kemi shënuar tri gola ndaj Barcës e madje kemi mundur të realizojmë edhe më shumë”.
“Kurrë nuk e kam parë Barcelonën duke vuajtur kështu, ne i kemi bërë presion në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh Dzeko. /Telegrafi/