Telegrafi

Dzeko luan si titullar në miqësore ndaj Dynamo Kievit ende pa u zyrtarizuar si lojtar i Interit

Edin Dzeko tashmë është një lojtar i ri i Interit, edhe pse nuk është zyrtarizuar ende nga kampionët aktual të Serie A.

Para disa ditësh u konfirmuar marrëveshja mes Interit dhe Romës për shërbimet e Dzekos.

Boshnjaku erdhi te Nerazzurrët si transferim i lirë, por nuk është zyrtarizuar ende pasi ai është duke diskutuar me Romën në lidhje me dy pagesat e fundit, të korrikut dhe gushtit.

Lexo po ashtu Interi arrin marrëveshje personale me Dzekon, tani po negocion me Romën

Megjithatë, trajneri Simone Inzaghi është përkujdesur ta zyrtarizojë Dzekon para kohe.

Trajneri italian ka vendosur të luajë me Dzekon si startues në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Dynamo Kievit, e cila ka filluar nga ora 18:30.

Formacionet zyrtare

Inter (3-5-1-1): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Sensi; Dzeko

Dinamo Kiev (4-2-3-1): Buschan; Kedziora, Zabarny, Syrota, Karavaev; Sydorchuk, Shaparenko; Rodrigues, Lednev, Tsygankov; Ramirez

/Telegrafi/