Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, ka folur pas fitores 2-0 ndaj Empolit.
Boshnjaku është shprehur i lumtur për mikrofonat e Premium Sport, por ka thënë se shpreson për një barazim në takimin Napoli – Juventus.
“Jam i lumtur, kemi bërë një ndeshje normale dhe tani shikojmë para”.
“Juve-Napoli? Do të jetë një ndeshje bukur për ta parë, një barazim do ishte i mirë”, ka thënë Dzeko.
tNë këtë takim ylli i Romës shënoi dy gola, duke arritur shifrat prej 23 golave në Serie A këtë sezon. /Telegrafi/