Telegrafi

Dzeko shënoi golin e 50-të për Bosnjën, flet edhe për lojën e Shqipërisë

Ylli i Romës Edin Dzeko ka folur pas ndeshjes Shqipëri-Bosnje duke lavdëruar Kombëtaren shqiptare.

“Është shumë mirë të shënosh, por ky është goli i 50 me kombëtaren dhe jam i lumtur për të e fitoren, sepse luajtëm me lojtarë shumë të rinj që besoj se e bënë shumë mirë punën e tyre”.

“Kam pasur fatin të luaj edhe më parë kundër skuadrës tuaj, mendoj se ndeshja ishte e rëndësishme për Shqipërinë dhe për skuadrën tuaj. Tashmë ata duhet të shohin para dhe të bëhen një ekip edhe më i fortë”.

“Ne kemi gjithmonë shpresë, siç duhet të keni edhe ju. Ne kemi ndeshjen e rëndësishme përballë Greqisë në qershor, nuk fituam ndaj tyre si mysafirë dhe për të pasur shanse për Botërorin, duhet t’i mundim. Shpresoj ta bëjmë në stadiumin tonë”, ka thënë Dzeko.