Site icon Telegrafi

Dzeko: Roma e meritoi kualifikimin, nuk mendoj për kundërshtarin e ardhshëm se të gjithë janë të fortë

(Foto: Getty Images)

Edin Dzeko mendon se Roma është kualifikuar me plot meritë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në dëm të Shakhtar Donetskut.

Giallorossët fituan me rezultat 1-0 në Stadio Olimpico dhe u kualifikuan tutje me rezultat të përgjithshëm prej 2-2, por falë një goli të shënuar në Donbass Arena në ndeshjen e parë që pati përfunduar me fitoren e ekipit ukrainas (2-1).

(Foto: Getty Images)

Ishte pikërisht sulmuesi boshnjak lojtari që e shënoi golin kualifikues të Romës, pas një asistimi fantastik nga Kevin Strootman.

Lexo po ashtu Roma në çerekfinale, eliminon Shakhtarin

“Brohoritjet e tifozëve shkojnë për të gjithë, sepse të gjithë e kryem punën tonë deri në minutën e fundit dhe jemi me meritë në çerekfinale”, ka deklaruar Dzeko për Mediaset Premium.

(Foto: Getty Images)

Pas ndeshjes, 31-vjeçari është pyetur edhe për thashethemet rreth largimit të tij në afatin e janarit, kur Chelsea kishte bërë një ofertë të madhe.

“Unë nuk kam dashur të largohem, sepse gjatë gjithë sezonit luaj për mbrëmje si kjo. Ne arritëm të bënim diçka që Roma nuk e ka bërë brenda 10 vitesh, prandaj të shkosh tutje dhe të luash kundër më të mirëve, na bën të gjithëve krenarë”.

(Foto: Getty Images)

“Nuk po mendoj se kundër kujt do të luajmë, sepse të gjithë janë të fortë dhe kudo që të luajmë, do të jetë një stadium i madh dhe një atmosferë e shkëlqyer”, është shprehur Dzeko. /Telegrafi/

Exit mobile version