Edin Dzeko është prag largimit nga skuadra e tij aktuale Roma.
Sulmuesi boshnjak ka dështuar për t’i treguar vlerat e tij në ‘Olimpico’ dhe për këtë arsyeje kërkon largimin.
Sipas medieve në Angli, Dzeko është i gatshëm të rikthehet përsëri në Ligën Premier, ku më parë ishte pjesë e Manchester Cityt.
Tani është skuadra e Arsenalit e cila ka kërkuar të transferojë boshnjakun në ‘Emirates Stadium’.
Ky transferim mund të ndodhë nëse Arsenal do të paguaj 20 milionë euro për Dzekon. /Telegrafi/