Site icon Telegrafi

Dzeko: I ngazëllyer me ofertën e Chelseat, por Roma është familja ime

MILAN, ITALY - OCTOBER 01: Edin Dzeko of AS Roma celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between AC Milan and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on October 1, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Edin Dzeko thotë se ai ishte i ngazëllyer me ofertën e marrë nga Chelsea, por ndihet i lumtur që qëndroi te Roma, pasi thotë se është familja e tij.

Sulmuesi hodhi poshtë një lëvizje në Stamford Bridge në afatin kalimtar të transferimeve të janarit dhe ka shpjeguar arsyetimin e tij në një intervistë me mediumin boshnjak Klix.

“Është e vërtetë se negociatat po zhvilloheshin dhe kjo është gjithçka që mund të them në këtë temë”, ka thënë fillimisht Dzeko.

Lexo po ashtu Dështon kalimi i Dzekos te Chelsea

“Kishte shumë spekulime, si dhe pretendime të rreme dhe madje qesharake. Isha me të vërtetë i kënaqur nga interesi nga Chelsea, një klub që me të vërtetë e respektoj dhe admiroj”.

Dzeko duke festuar njërin nga shumë golat e tij me Romën (Getty Images)

“Në javët e fundit shumë artikuj kanë qarkulluar rreth meje duke e lënë Romën, por megjithatë unë jam ende këtu. Në fund unë jam i lumtur të qëndroj te Roma, sepse Roma është bërë shtëpia ime dhe një pjesë e pashlyeshme e jetës sime”.

“Që nga dita e parë më kanë pranuar në Romë dhe nuk do ta harroj kurrë atë, jam i lidhur me këtë qytet nga disa nga momentet më të lumtura të jetës sime”.

Lexo po ashtu Nainggolan: Të gjithë duan që Dzeko të qëndrojë te Roma

“E kam ndier gëzimin e atësisë për herë të parë këtu, kur vajza ime Una u lind, dhe djali im Dani ka lindur gjithashtu këtu”.

“Roma është pjesë e jetës sime tani dhe gjithmonë do të jetë”.

“Unë besoj se ne kemi shumë momente më të bukura përpara nesh dhe se do të arrijmë t’i arrijmë së bashku objektivat tona. Roma është familja ime dhe jam i lumtur që mbaj vesh fanellën e Lupit”, përfundoi boshnjaku. /Telegrafi/

Exit mobile version