Roma fitoi ndaj Milanit me rezultat 1-4.
Dy golat e parë në takim i shënoi Edin Dezko, duke ngritur kështu numrin e golave sezonal në Serie A në 27.
Që nga sezoni 1934/35 nuk i ka ndodhur Romës që një lojtar ti shënon një numër të tillë të golave, i fundit ishte Enrique Guaita.
Tani Roma ka gjashtë fitore radhazi në Serie A dhe kjo nuk i kishte ndodhur asnjëherë në shekullin XXI.
Në këto gjashtë kanë shënuar 19 gola, i kanë pranuar tri, ndërsa në tri ndeshje nuk kanë pranuar asnjë gol. /Telegrafi/