Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko thuhet se është në dyshim për ndeshjen e së nesërmes (e martë) me Real Madridin.
Giallorossët përballen me fituesin e fundit të Ligës së Kampionëve në Olimpico.
Ndeshja zhvillohet për kreun e grupit, pasi të dy skuadrat janë në garë.
Deri tani, Dzeko ka pesë gola dhe katër asistime në Ligën e Kampionëve, por sipas Voce Giallorossa, boshnjaku është ankuar për një problem muskulor gjatë seancës së sotme stërvitore.
Ai edhe në ndeshjen e fundit ku humbën nga Udinese u fut vetëm në pjesën e dytë.
32-vjeçari është lojtar kyç për trajnerin Eusebio Di Francescon.
Trajneri tani duhet tani ta marr një vendim nëse boshnjaku duhet të luajë, ose jo. /Telegrafi/