Site icon Telegrafi

Dzeko mungon ndaj Juves, Nainggolan në dyshim

Edin Dzeko nuk mund të luajë në 10 ditët e ardhshme për shkak të lëndimit në muskujt e pasmë të kërcirit (pjesën e poshtme të këmbës), ashtu që pritet të mungojë në ndeshjen kundër Juventusit.

Ky dëmtim mund t’ia vë në rrezik boshnjakut edhe titullin për ‘Capocannoniere’, duke qenë se ai është vetëm dy gola para sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti.

Lexo po ashtu Dzeko: Ndaj Juventusit duhet të fitojmë

Testet e të martës kanë treguar një lëndim muskulor, ashtu që Dzeko duhet të pushojë në dhjetë ditët e ardhshme – ka njoftuar klubi italian.

Po ashtu, në dyshim është edhe Radja Nainggolan, i cili ka një lëndim më të lehtë po ashtu në pulpën e këmbës.

Roma ka vetëm një pikë më shumë se Napoli në garën për vendin e dytë në tabelë që ia siguron pjesëmarrjen direkte në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version