Telegrafi

Dzeko i lumtur që i është bashkuar Interit

Ish-sulmuesi i Romës, Edin Dzeko është i kënaqur që iu bashkua kampionit aktual të Serie A, Interit.

Dzeko ka nënshkruar një marrëveshje me Interin deri në vitin 2023 dhe ka ardhur si lojtar i lirë, por me një klauzolë prej 1.5 milionë eurosh nëse Interi kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Ai ka folur për transferimin e tij te skuadra e Simone Inzaghit dhe ndihet i lumtur që i është bashkuar Nerazzurrëve dhe trajnerit italian.

Lexo po ashtu Zyrtare: Edin Dzeko lojtar i Interit

“Fola me Inzaghin dhe bëmë shaka për këtë. Ai më tha: ‘Më në fund nuk jemi në anët e kundërta!’, ka thënë fillimisht Dzeko.

“Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit shumë herë dhe jam i lumtur të punoj me të sepse ai tregoi atë që është i aftë në Lazio”.

Lexo po ashtu “Efekti Inzaghi” - Vlerësohet lartë goli i Interit me tika-taka ndaj Dynamo Kievit, Dzeko shënon ende pa u zyrtarizuar

“Unë sapo kam ardhur, por e di që Interi ka një ekip plot yje. Jam i sigurt që do të kënaqemi dhe tifozët gjithashtu”.

“Një përshëndetje të madhe për të gjithë ata. Do të jap gjithçka për këtë klub”, përfundoi ylli boshnjak. /Telegrafi/