Site icon Telegrafi

Dzeko godet kritikët: Mendonin se do humbnim 5-0 nga Napoli, por ne shkëlqyem

Edin Dzeko (Getty Images)

Edin Dzeko goditi kritikët pasi udhëhoqi Romën në fitoren e madhe 4-2 në udhëtim te Napolit, teksa theksoi se skuadra nuk është aq keq sa mendojnë njerëzit.

Lorenzo Insigne kishte hapur rezultatin në Stadio San Paolo, por Giallorossët arritë të kthehen në lojë dhe të fitojnë në fund me rezultat 4-2 dhe kjo sipas Dzekos, i cili shënoi dy gola ishte një fitore për t’ia mbyllur gojën kritikëve.

“Ne ishim të përsosur, por kur nuk fitojmë kjo nuk do të thotë që ne jemi të padobishëm”, ka thënë fillimisht Dzeko për Mediaset Premium.

Lexo po ashtu Roma i shkakton humbje të rëndë Napolit në San Paolo (Video)

“Ne kemi bërë një performancë të shkëlqyer kundër skuadrës që luan futbollin më të mirë në Itali”.

Roma bëri një super paraqitje ndaj Napolit (Getty Images)

“Unë nuk shikoj në të kaluarën, por them që nuk jemi aq keq sa mendojnë njerëzit. Para fillimit, disa menduan se do të humbnim 5-0”.

“Javët e fundit sigurisht nuk kanë qenë të lehta, por nuk kërkoj justifikime”.

Lexo po ashtu Napoli 2-4 Roma, nota e Hysajt dhe të tjerëve

“Nëse bëj mirë apo jo, nuk kërkoj justifikime. Unë vetëm dua të punoj për ekipin”, përfundoi sulmuesi boshnjak.

Ndryshe, Dzeko deri më tani në Serie A ka shënuar 13 gola, teksa ka dhuruar edhe tri asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version