Site icon Telegrafi

Dzeko dhe Roma refuzuan ofertë të lartë nga Kina

MILAN, ITALY - OCTOBER 01: Edin Dzeko of AS Roma celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between AC Milan and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on October 1, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Mediat italiane raportojnë se Roma dhe sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko kanë refuzuar një ofertë të majme nga Kina.

Sulmuesi boshnjak fitoi titullin ‘Capocannoniere’ si golashënuesi më i mirë në Serie A sezonin e kaluar dhe po vazhdon të bëjë përshtypje të mirë këtë sezon.

Paraqitjet e tij të mira me Romën kanë bërë që shumë skuadra nga Evropa, Amerika dhe Azia të vihen pas shërbimeve të tij.

Lexo po ashtu Pesë kandidatët e tretë për Topin e Artë (Foto)

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, kjo bëri që disa klube kineze t’i ofrojnë atij një pagë në rajonin e 13 milionë eurove në vit.

Dzeko duke festuar njërin nga shumë golat e tij me Romën

Megjithatë, drejtori sportiv i Romës, Monchi dhe Dzeko e hodhën poshtë menjëherë propozimin e skuadrës së paidentifikuar kineze.

Lexo po ashtu Nga Sanchez e Vidal te Bale e Robben – Këta janë yjet që do të mungojnë në Kampionatin Botëror (Foto)

31-vjeçari ka 10 gola dhe dy asistime nën brezin e në 14 ndeshje të zhvilluara në Serie A dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Dzeko në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra si Wolfsburg dhe Manchester City, ku edhe aty ka shënuar shumë gola. /Telegrafi/

Exit mobile version