Telegrafi

Dzeko dhe Pjanic e ndoqën bashkë ndeshjen Kroaci-Kanada, lehtë mund të merret me mend se për kë bënin tifo

(Foto: Instagram/edindzeko)

Dy yjet më të mëdhenj të skuadrës së futbollit të Bosnjë-Hercegovinës, Edin Dzeko dhe Miralem Pjanic, kanë ndjekur së bashku ndeshjen e Kampionatit Botëror ndërmjet Kroacisë dhe Kanadasë.

Sfidën e xhiros së dytë në fazën grupore në ‘Katar 2022’ e fituan kroatët me rezultat bindës prej 4-1.

Përballja tërhoqi vëmendjen e shikuesve në rajon, ndërsa në mesin e publikut në tribuna ishin ishin edhe përfaqësuesit e famshëm të futbollit boshnjak.

(Foto: Instagram/edindzeko)

Dzeko është me pushime dhe ka udhëtuar me familjen e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku aktualisht po luan Pjanic.

Dyshja vendosën të vizitojnë së bashku Dohën dhe të ndjekin drejtpërdrejt fitoren e Kroacisë ndaj Kanadasë.

Klix.ba raporton se dy futbollistët kanë një numër të madh miqsh në përfaqësuesen kroate dhe nuk është e vështirë të merret me mend se për kë bënin tifo. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/ahmedhsaraf)