Telegrafi

Dzeko afër rikthimit në Ligën Premier

Edin Dzeko është afër rikthimit në Ligën Premier, por jo te Manchester City.

Sulmuesi boshnjak nuk arriti të bind në ligën italiane të futbollit, Serie A, dhe tani po mendon një rikthim të tij në Ligën Premier.

Sipas gazetarit sportiv Gianluca Di Marzio, skuadra e Sunderland janë të etur për të sjellë në Ligën Premier ish-sulmuesin e Manchester Cityt gjatë kësaj vere.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

‘Macet e Zeza’ janë duke kërkuar një transferim të sulmuesit për 11 milionë euro, por Roma kërkon 15 milionë për kartonin e Dzekos.

Megjithatë, gjatë ditëve të ardhshme pritet të arrihet një marrëveshje, pasi skuadra nga kryeqyteti nuk janë aspak të kënaqur me rendimentin e futbollistit. /Telegrafi/